
Partizani i Abilaliajt mund të mposhtet. Këtë e ka vërtetuar Erzeni që ka mposhtur të kuqtë në “Air Albania” me shifrat 2-1 në atë që ishte ndeshja e fundit e drejtorit sportiv në stolin e të kuqve në pritje të Orges Shehit.
Skuadra e Deliallisit e nisi ndeshjen mjaft mirë, duke kaluar në avantazh që në minutën e 12 me Mihanën, i cili me një goditje fantastike kaloi topin pas shpinës së portierit Qirko.
Në fundin e pjesës së parë, Hadroji shkaktoi penallti për shkak të një ndërhyrje ndaj Zekës, por për konfirmimin u desh sistemi VAR. Nga pika e bardhë u nis Kahrimanoviç, i cili nuk gaboi.
Në fillimin e pjesës së dytë të kuqtë ngushtuan shifrat me Bintsuka. Rrapaj fitoi penallti pak më vonë në të mirë të djemve të Abilaliaj, gjithsesi, Cara bëri “mëkat”, duke çuar dëm rastin e artë.
Me këtë fitore, Partizani është në vendin e dytë me 32 pikë, në krahun tjetër, Erzeni është në vendin e tetë me 21 pikë.
Kampionati shqiptar rikthehet më 11 Janar 2024.
Lini një Përgjigje