TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Dhjetor 2023, 21:44

“Laureatët e Vitit”/ Federata Kosovare e Futbollit nderon Dukën për arritjetn në UEFA dhe futbollin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

“Laureatët e Vitit”/ Federata Kosovare e Futbollit nderon

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është vlerësuar me çmimin e veçantë për arritje në UEFA dhe futbollin Kombëtar, në mbrëmjen Gala “Laureatët e Vitit” e organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës. 

Në shenjë respekti dhe mirënjohje, FFK ka nderuar me një çmim të veçantë Presidentin e FSHF-së, Armand Duka duke e vlerësuar për sukseset në arenën Europiane si Zv.President i UEFA-s dhe punën fantastike të bërë në FSHF me ekipin Kombëtar, që këtë edicion kualifikues arriti sërish një sukses historik, kualifikimin në Europianin “Gjermani 2024” dhe vendi i parë në Grupin E. 

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe Presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini i dorëzuan çmimin e veçantë Presidentit Duka në mbrëmjen Gala “Laureatët e Vitit”. 

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka vlerësoi zhvillimin e futbollit në Kosovë duke veçuar skuadrën e Ballkanit që ka bërë mirë në arenën Europiane. 

Përfaqësimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare është si kurrë më parë, në të gjitha nivelet. Ky është një zhvillim i madh, që ndoshta dikush duke qenë nga afër nuk e sheh, por vërtetë ka një përparim të madh. Ne jemi të nderuar me FC Ballkanin që na ka përfaqësuar neve si rajon në tërësi në Evropë. Ndërkohë, rezultatet e Kombëtares jo gjithmonë vijnë. Çdo humbje është leksion dhe do t’i shërbejnë të ardhmes dhe padyshim rezultatet do të vijnë patjetër edhe për Kombëtaren e Kosovës” – përfundoi kreu i futbollit shqiptar. 
 

armand duka presidenti i fsh federata kosovare e futbollit

Lini një Përgjigje