TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Dhjetor 2023, 18:46

Orges Shehi trajner i Partizanit, të kuqtë konfirmojnë në krye të stolit ish-in e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Orges Shehi trajner i Partizanit, të kuqtë konfirmojnë në

Orges Shehi është zyrtarisht trajneri i ri i Partizanit.  Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas në rrjetet sociale.

Prezantimi i Orges Shehit si trajner i Partizanit pritet të bëhet nesër në orën 11:00. Kujtojmë se deri para pak kohësh, Shehi ishte trajneri i Tiranës.

Kujtojmë se Tirana pas shkarkimit të Shehit, bëri disa manovra për të bllokuar kalimin e tij te kundërshtarët e betuar.

Pak muaj më parë Tirana pranon ta paguajë Shehin, sipas kontratës që kishte, duke mos e lënë të marrë drejtimin e ndonjë klubi tjetër, edhe pse nuk është trajner në detyrë.

Ishte rasti i parë në historinë e futbollit shqiptar që një klub pezullonte trajnerin dhe do ta paguante gjatë gjithë sezonit deri në fund të kontratës, por Shehi e apeloi këtë vendim dhe tashmë është i lirë.

Tekniku më pas fitoi gjyqin me FSHF-në në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, duke u bërë kështu trajner i lirë.

shehi

Lini një Përgjigje