TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Dhjetor 2023, 17:41

Shkrumbohet arena e basketbollit, zjarri përfshin sallën dhe kompleksin sportiv, klubi francez mbetet pa shtëpi (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Shkrumbohet arena e basketbollit, zjarri përfshin sallën dhe

Palestra e klubit të basketbollit Gravelines në Francën Veriore u shkrumbua në ditën e Krishtlindjes nga një zjarr i madh, raportoi AFP.

Nuk ka më sallë basketbolli, gjithçka u bë tym e hi”, tha presidenti i klubit Gravelines, Kristian Devos. Dyzet vjet jetë,  pallati i sportit ‘Sportica’ u zhduk në tym”, shtoi ai.

I gjithë kompleksi sportiv, i cili përfshin pishinën, kafenenë dhe ndërtesat përreth, u dogj dhe më shumë se 60 zjarrfikës u mobilizuan për të shuar zjarrin që shkatërroi sallën me 3000 vende.

Nëse do të kishim qenë në një periudhë me frekuentim të lartë në pishinë ose nëse do të kishte pasur stërvitje në sallën e basketbollit, do të ishte katastrofike”, nënvizoi Kristian Devos.

Por gjithçka ishte e mbyllur, nën mirëmbajtje. Nuk po kryhej asnjë stërvitje për ekipin e basketbollit kur filloi zjarri,” shtoi ai.

E parafundit në ligën e parë franceze, Gravelines duhet të priste Parisin e vendit të dytë të enjten, por ndeshja nuk do të zhvillohet. Në vitin 2004, Gravelines ishte finalist në ligën franceze, dhe një vit më vonë fitoi kupën.

Ekipi i Francës Veriore është pjesë e Ligës Profesioniste, pra elitës së basketbollit në vend, dhe merr pjesë në Kupën e Evropës, ku është ndeshur edhe me skuadrën e Kosovës, Trepça.

 

kristian devos presidenti i klubit grevelines

Lini një Përgjigje