
Naser Aliji feston ditën e tij më të veçantë. Mbrojtësi i Kombëtares feston sot datëlindjen e tij të 30. Pikërisht në këtë ditë, Federata Shqiptare e Futbollit e ka kujtuar mbrojtësin duke e uruar.
“Sot feston datëlindjen e 30-të mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Naser Aliji. Familja e madhe e futbollit shqiptar, i uron sa më shumë suksese në jetë dhe karrierë! Happy Birthday Naser!”, shkruan FSHF në faqen zyrtare.
Kujtojmë që Aliji ka luajtur 12 ndeshje me fanelën e Kombëtares, teksa debutimin e ka bërë më 13 qershor të vitit 2015.
Lini një Përgjigje