TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Dhjetor 2023, 17:29

Mbape e ka marrë vendimin për të ardhmen, por listës i shtohen edhe dy gjigandët e Premier Ligës

Shkruar nga Pamfleti

Mbape e ka marrë vendimin për të ardhmen, por listës i

Kilian Mbape është në vitin e fundit të kontratës me PSG-në. Sulmuesi nuk dëshiron të aktivizojë opsionin për të rinovuar edhe një vit tjetër me kryeqytetasit.

Reali i Madridit është gjithnjë në horizont dhe në fakt nga Spanja janë të sigurt se francezi do të transferohet në Spanjë verën e ardhshme.

“El Chiringuito” bën të ditur se 25-vjeçari e ka marrë tashmë vendimin dhe zgjedhja e tij e vetme janë “Los Kolçoneros”. Madrilenët mund të negociojnë me lojtarin që në janar dhe të nënshkruajnë me të një parakontratë.

Mbape do të zbarkojë në “Santiago Bernabeu” si një nga idhujt e tifozerisë madrilene, të cilët për momentin janë të “dashuruar” me Belingham.

Përveç Realit të Madridit që dëshiron shërbimet e tij, në garë mund të futen dhe dy klube nga Premier Liga. Bëhet fjalë për Liverpulin dhe Mançester Junajtid. Prej kohësh dihet që Jurgen Klop e admiron sulmuesin e PSG-së dhe klubi mund të investojë për ta veshur me të kuqe.

“Djajtë e Kuq” pritet të riformatojnë edhe një herë ekipin dhe francezi mund të ishte lojtari ideal për të ndërtuar ekipin e ri rreth tij.

kilian mbape sulmuesi francez reali i madridit liverpul mançester junajtid

Lini një Përgjigje