TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Dhjetor 2023, 20:17

“Do t’ju q... gratë dhe çupat”, skuadra vlonjate gjobitet me shumën rekord në historinë e futbollit shqiptar për postimet në rrjetet sociale

Shkruar nga Pamfleti

“Do t’ju q... gratë dhe çupat”, skuadra vlonjate

Një vendim shumë i pazakontë është marrë në mbledhjen e fundit të Komisionit të Disiplinës në FSHF. Klubi i Kategorisë së Dytë, Labëria FC, është ndëshkuar me një gjobë rekord për futbollin shqiptar.

Sipas dokumentit të FSHF, “Laberia FC, për publikimin e deklaratave fyese dhe diskriminuese që cënojnë reputacionin e futbollit dhe zyrtarëve të saj, në bazë të neneve 6/1/c, 6/4, 8, 13, 15/1, 47 dhe 77 të KDE, dënohet me gjobë në masën 10.000.000 (dhjetë milion) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%”.

Kjo është një shifër e jashtëzakonshme për futbollin shqiptar, më saktësisht historike, pasi tejkalon shumë herë çdo shifër që është vendosur më parë nga FSHF, pavarësisht situatave që mund të kenë krijuar klube apo individë. Dhe gjithçka për postimet në rrjetet sociale!

Duket e pakuptimtë se si Disiplina ka arritur në konkluzionin që një faqe e caktuar në rrjetet sociale e cila ka bërë postimet e mëposhtme, menaxhohet nga klubi në fjalë apo zyrtarët e saj, duke vendosur një shifër të tillë.

“Do t’ju q... gratë dhe çupat”, skuadra vlonjate

labëria skuadra vlonjate komisioni i disiplinës

Lini një Përgjigje