TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Dhjetor 2023, 17:53

Fituese e medaljes së bronztë me Anglinë, gjendet e vdekur në pyll futbollistja e kombëtares së “3 Luanëve”

Shkruar nga Pamfleti

Fituese e medaljes së bronztë me Anglinë, gjendet e vdekur

Gema Uismen, futbollistja fituese e medaljes së bronztë me Anglinë, ka humbur jetën tragjikisht vetëm pak ditë para Krishtlindjeve. Gema ndihmoi Mbretërinë e Bashkuar të renditej në vendin e tretë në Kupën e Botës për Futbollin e sportisteve që nuk dëgjojnë në Itali në vitin 2016, dhe mediat angleze thanë se trupi i saj u gjet më 16 dhjetor në një pyll pranë Noruiçit.

Ajo la pas bashkëshorten e saj Lora, gjithashtu futbolliste, dhe një vajzë 3-vjeçare dhe në deklaratën zyrtare thuhet:

Më 16 dhjetor 2023, Gema, për fat të keq, ndërroi jetë. Familja dhe miqtë e saj u shkatërruan plotësisht. Ajo ishte e sjellshme dhe e kujdesshme me një sens të madh humori. Kudo që shkonte, ajo sillte të qeshura dhe energji me vete dhe miqësohej lehtësisht me këdo që kishte fatin ta takonte”.

Edhe pse ajo punonte si asistente shkolle, Uismen ende luante futboll për një numër klubesh lokale.

Gjithashtu, mediat theksojnë se hetimi për vdekjen e saj dhe përcaktimi i shkakut zyrtar do të zbardhet në korrik të vitit të ardhshëm.

gema uismen futbollistja e kombëtares së anglisë

Lini një Përgjigje