
Mesfushori i Bërnmuthit, Hamed Traore do të jetë jashtë fushe për disa kohë për shkak se është infektuar me malarie dhe është shtruar në spital. Trajneri i skuadrës së Premier Ligës, Andoni Iraola ka njoftuar gjithçka, në një intervistë:
“Javët e fundit ka qenë një situatë e vështirë për të personalisht. Ne duhet të sigurohemi që ai të jetë mirë dhe të rikuperohet siç duhet”.
Vlen të theksohet se 23-vjeçari nuk është përfshirë në skuadrën e Bregut të Fildishtë për Kupën e Kombeve të Afrikës, e cila fillon më 13 janar. Traore iu bashkua Bërnmuthit në janar si huazim nga skuadra italiane Sasuolo përpara se të bëhej e vlefshme një marrëveshje e përhershme për shifrën e 20 milionë funteve në verë.
Andoni Iraola has confirmed midfielder Hamed Traorè is recovering after being hospitalised with Malaria.
— AFC Bournemouth ???? (@afcbournemouth) December 29, 2023
Iraola said: "Right now, he is recovering much better.
“The past few weeks have been a tough situation for him personally and from a sporting perspective, he will be out for… pic.twitter.com/r5TyQE1k0I
Lini një Përgjigje