
Sot mbushen 10-vite nga dita kur jeta e Majkëll Shumakerit ndryshoi përgjithmonë.
Piloti gjerman i Formula 1 ishte duke bërë ski në resortin Meribel të Alpeve franceze, kur doli nga pista, u rrëzua dhe goditi kokën në një gur, duke pësuar lëndime të rënda në kokë.
54-vjeçari ra në koma të induktuar dhe iu nënshtrua disa operacioneve dhe nuk është parë më në publik që nga aksidenti i tij. Familja e ka mbajtur të fshehtë gjendjen e tij, megjithëse ai po survejohet nga një ekip i stafit mjekësor dhe gruaja e tij Korina në shtëpinë e tyre në Liqenin e Gjenevës.
Në përvjetorin e sotëm të aksidentit të tmerrshëm, Ferrari i dërgoi mesazhin e tij, 7 herë kampionit të Botës në F1. Konkretisht, skuadra italiane e Formula 1 ka postuar një foto të tij në llogarinë e saj zyrtare në Twitter dhe ka komentuar:
“Dhjetë vjet më vonë dhe gjithmonë në zemrat tona. Vazhdo të luftosh Majkëll”.
10 years on and always in our hearts ❤️
— Scuderia Ferrari (@ScuderiaFerrari) December 29, 2023
Keep fighting Michael ???? pic.twitter.com/eYKjjFEcif
Lini një Përgjigje