TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Korrik 2024, 19:19

Simon Simoni mban portën e paprekur ndaj skuadrës së Empolit, 3 shqiptarë titullarë në testin miqësor (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Simon Simoni mban portën e paprekur ndaj skuadrës së Empolit, 3

Empoli i Ismajlit dhe Stiven Shpendit, zhvilloi pasditen e sotme një test miqësor ndaj Ingloshtadit të portierit Simon Simoni.

Interesant është fakti se të 3 futbollistët shqiptarë u aktivizuan titullarë në këtë test miqësor, duke zhvilluar paraqitje pozitive. Spikat paraqitja e gardianit 20-vjeçar të skuadrës gjermane, i cili arriti të mbante portën e paprekur në këtë duel ndaj skuadrës që militon në elitën e futbollit italian.

Vlen të theksohet fakti se Simoni u huazua në këtë merkato vere nga skuadra e Ajntrakt Frankfurt, drejt Ingloshtad që militon në Ligën e 3-të gjermane, për të marrë më shumë minuta.

 

simon simoni empoli ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje