TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Korrik 2024, 18:35

Stërvitjet e Haland në malet norvegjeze duke prerë dru befasojnë anglezët: Më detyroi babai, nuk kisha zgjidhje tjetër

Shkruar nga Pamfleti

Stërvitjet e Haland në malet norvegjeze duke prerë dru

Mediat angleze janë habitur nga mënyra se si Erling Haland punoi gjatë verës për të forcuar muskujt në përgatitje për sezonin e ri.  

Duket se lojtari që fiton një milion euro në javë duke luajtur për Mançester Sitin ka vendosur të stërvitet pa shpenzime dhe pa teknologji, shkruan “Daily Mail” në përshkrimin e regjimit që sulmuesi 23-vjeçar kishte në vendlindjen e tij në Norvegji.

Stërvitjet e Haland në malet norvegjeze duke prerë dru

Skenat e stërvitjes përshkruhen si më shumë të ngjashme me skenat e stërvitjes së Rocky Balboa nga Sylvester Stallone, pasi ato përfshijnë prerjen e drurëve, ecjen dhe meditimin në një shkëmb në mes të një lumi.   

Haland u kthye në klubin anglez, teksa komentoi gjithçka se si arriti të përgatitet plotësisht në tokën norvegjeze.  

Babai më detyroi, nuk kisha zgjidhje tjetër”, qeshi Haland në përgjigje për të shpjeguar se si u përgatit për sezonin nën drejtimin e babait të tij, Alfie Haland.

erling haland sulmuesi norvegjez

Lini një Përgjigje