TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Maj 2024, 21:15

Siguruan ngjitjen në Premier Ligë pas 22-vitesh, skudara angleze kërkon Armando Brojën

Shkruar nga Pamfleti

Siguruan ngjitjen në Premier Ligë pas 22-vitesh, skudara angleze

Ipsuiçi siguroi ngjitjen në Premier Ligë pas 22-vitesh. Skuadra angleze ka vendosur në radarin e tij të transferimit sulmuesin shqiptar, Armando Broja.

22-vjeçari, është në pronësi të Çelsit, i cili kaloi gjysmën e parë të sezonit në “Stamford Bridge” përpara se të kalonte pjesën e dytë të sezonit në një huazim dëshpërues te Fullhemin.

Ai ka luajtur vetëm shtatë herë për Fullhamin, duke mos shënuar ende, teksa ka shumë pak minutazh, shkruan “Gazeta Express”.

Gazetari Simon Filips ka raportuar sot se si Ipsuiçi ashtu edhe Brentfordi mund të jenë të interesuar për të nënshkruar me Brojën këtë verë.

Atij i është thënë se Broja do të largohet nga Çelsi në merkaton e verës, me klubet që tani kanë filluar të interesohen.

 

ipsuiç skuadra angleze armando broja

Lini një Përgjigje