
Fiorentina ka shkuar për të dytin vit radhazi në finalen e Ligës së Konferencës, ku këtë radhë do të tentojë të bëjë më mirë se në edicionin e kaluar ku u mund nga Uest Hemi. Skuadra italiane kaloi me vështirësi në gjysmëfinale Klub Bryzhin, në një sfidë që i buzëqeshi vetëm në minutat e fundit të saj.
Pas fitores 2-3 në sfidën e parë në Itali, Fiorentina kishte një avantazh minimal për duelin e dytë në Belgjikë. Por ai u zhduk kur Vanaken gjeti golin për skuadrën belge që në minutën e 20 të sfidës. Kjo bëri që Fiorentina të hidhej me shumë forca në sulm dhe të kërkonte me çdo kusht barazimin.
Violët shpërdoruan raste që krijoi, edhe pse dominoi takimin. U desh një penallti e transformuar saktësisht nga Beltran në minutën e 85, që skuadra italiane të barazonte shifrat dhe të merrte epërsinë në golavarazhin e përgjithshëm të duelit, duke siguruar kështu kalimin në finale për të dytin vit radhazi.
Në finalen e 29 majit, Fiorentina do të ndeshet me fituesin e çiftit Astonn Vila-Olimpiakos Pire. Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve është mbyllur me fitoren e skuadrës greke me rezultatin 2-4.
Lini një Përgjigje