
Sot në orën 21:00 luhet ndeshja e kthimit e raundit gjysmëfinal të Ligës së Kampioneve, mes Realit të Madridit dhe Bajernit të Mynihut.
Sfida e parë në Gjermani ka përfunduar në barazim 2-2, dhe duke filluar nga ora 21:00, në “Santaiago Bernabeu” do të vendoset finalisti i dytë pas Borusia së Dortmundit, të cilët eliminuan mbrëmjen e djeshme PSG.
Sigurisht që spanjollët kanë një favor të madh sot, kjo pasi do të luajnë në stadiumin e tyre ikonik.
Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Si Ançeloti ashtu edhe homologu Tuhel kanë vendosur për titullarët, nga minuta e parë nuk mungojnë më të mirët.
“Los Blancos” vuajnë mungesën e Alaba për shkak dëmtimi, ndërsa në krahun tjetër, situata është më problematike te gjermanët, që s’do kenë në dispozicion Koman, Gerreiro dhe Marusiç për shkak dëmtimi.

Lini një Përgjigje