
Klasikja e futbollit shqiptar, mes Tiranës dhe Vllaznisë, e cila u mbyll në barazim pa gola. Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, asnjëra nuk arriti që të prekte rrjetën.
Ky barazim e mban Tiranën në vendin e pestë me 47 pikë, po aq sa edhe Teuta dhe Dinamo, 1 më pak se Skënderbeu i vendit të katërt.
Ndërkohë që Vllaznia zbret në vendin e tretë me 59 pikë, 1 më pak se Partizani, që fitoi minimalisht në transfertë ndaj Kukësit. Të kuqtë iu falën një goli të shënuar nga Mehmeti në minutën e 13-të, ndërkohë në minutën e 56-të, Skuka shpërdoroi një penallti.
Ndërkohë që Skënderbeu barazoi 1-1 ndaj Laçit, falë një goli të shënaur në frymën e fundit. Ndeshja u kryesua minimalisht nga kurbinasit deri pak sekonda nga fundi.
William Melo, zhbllokoi rezultatin në minutën 80-të, por një penallti e kthyer në gol nga Rashica në minutën e 97-të, ndryshoi rrjedhën.
Me këtë barazim, Skënderbeu mban vendin e katërt me 48 pikë, ndërsa Laçi do të luajë në “play out”, aty ku kanë 43 pikë.

Lini një Përgjigje