TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Maj 2024, 16:49

“Nuk është fundi i botës”, sheiku i PSG humb kontrollin pas eliminimit në gjysmëfinalen e Champions League: A merr vesh nga futbolli ti?

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk është fundi i botës”, sheiku i PSG humb

Naser Al-Khelaifi, Presidenti i PSG, deklaroi pas eliminimit të ekipit të tij nga Borussia Dortmund në gjysmëfinalet e Champions League se “fati i keq” i pengoi që të arrinin finalen.

Jemi krenarë që kemi ekipin më të ri në Evropë, kemi arritur 3 gjysmëfinale Championsi në 5 vite, edhe pse objektivi ynë nuk është vetëm ky. Nuk është fundi i botës, duhet të vazhdojmë punën që kemi nisur. Nuk kishim fat ose kishim fat të keq. 4 shtylla, kurrë nuk më kishte ndodhur më parë. Nuk kam çfarë them më tepër…”, u shpreh Al-Khelaifi për mediat.

Presidenti i klubit francez humbi kontrollin kur u pyet për të ardhmen e trajnerit Luis Enrike:

Po ndërtojmë diçka për të ardhmen, duam të vijojmë rrugëtimin drejt objektivit që kemi. Siç thashë, kemi ekipin më të ri të Evropës dhe e ardhmja na përket neve. A do të vazhdojë Luis Enrike në stol? Çfarë pyetje është kjo? Sinqerisht, a merr vesh nga futbolli ti?”.

naser al khelaifi presidenti i psg

Lini një Përgjigje