TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Maj 2024, 21:36

E djathta vrastare në hyrje të zonës, Ernest Muçi “ndez” festën te Beshiktashi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

E djathta vrastare në hyrje të zonës, Ernest Muçi

Ernest Muçi ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Beshiktashit, teksa arriti të zhbllokonte sfidën ndaj Ankaraguçu, të vlefshme për raundin gjysmëfinal të Kupës së Turqisë.

Me një të djathtë vrastare në hyrje të zonës, talenti shqiptar, përshëndeti rrjetën në minutën e 70, duke çuar peshë tifozët vendas. Një gol me mjaft vlerë ky për Muçin, që pritet t’i sjellë finalen e madhe skuadrës së Beshikashit.

Vlen të theksohet fakti se 23-vjeçari u transferua në merkaton e janarit te klubi turk, nga Legia e Varshavës, ku në 11 ndeshje të luajtura në kampionat, ka shënuar 3 gola.

ernest muçi sulmuesi shqiptar beshiktash

Lini një Përgjigje