TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Maj 2024, 20:08

Ia vdhën mafiozët në Napoli, del në ankand me çmimin e frikshëm “Topi i Artë” i vjedhur i Maradonës

Shkruar nga Pamfleti

Ia vdhën mafiozët në Napoli, del në ankand me çmimin

“Topi i Artë” që Diego Maradona fitoi në vitin 1986, do të shitet në ankand në Paris më datën 6 qershor, 35-vite pasi ishte vjedhur.

Trofeu i veçantë ishte vjedhur në vitin 1989 nga anëtarët e klanit mafioz të Xhuzepe Miso në Napoli gjatë një grabitjeje në bankën ku ruheshin  sendet me vlerë të Maradonës. Gjatë gjithë jetës, Maradona ishte munduar që të rimerrte këtë trofe, por nuk ia kishte dalë.

Ia vdhën mafiozët në Napoli, del në ankand me çmimin

Tani, trofeu është shfaqur përsëri pas 35-vitesh dhe është gati për t’u shitur në ankand, Maradona në fakt nuk e ka fituar kurrë “Topin e Artë” të vërtetë, pasi asokohe, trofeu jepej vetëm për futbollistët europianë. Por “France Football” i dhuroi atij një të veçantë në vitin 1986, kur u shpall Kampion Bote me Argjentinën. Më pas, atij iu dha “Topi i Artë” për karrierën në vitin 1995.

Franko-algjeriani Abdelhamid B, një njeri i dhënë pas ankandeve, kishte gjetur këtë trofe të Maradonës që në vitin 2016, por vetëm tani ka marrë certifikimin e autenticitetit të tij. Ankandi i muajit të ardhshëm pritet të mbledhë disa nga koleksionistët më të mëdhenj në botë, teksa vlera që përllogaritet se do të kushtojë ky trofe, është mes 12 dhe 15 milionë eurove.

Ia vdhën mafiozët në Napoli, del në ankand me çmimin

diego armando maradona "topi i artë"

Lini një Përgjigje