
Lufta i ka marrë jetën një tjetër sportisti të suksesshëm ukrainas. Federata e Peshëngritjes së Ukrainas ka bërë të ditur se ish-peshëngritësi Oleksandr Pielieshenko, i cili përfaqësoi Ukrainën në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, është vrarë në konfliktin me Rusinë.
30-vjeçari kishte përfaqësuar Ukrainën dy herë në Lojërat Olimpike, ku në Rio u rendit i pesti, ndërkohë ai ka fituar medaljen e artë në Europianët e viteve 2016 dhe 2017.
"Lufta merr më të mirin prej nesh... heronjtë nuk vdesin," tha trajneri i peshëngritjes dhe anëtari i bordit të Federatës së Peshëngritjes së Ukrainës (UWF), Viktor Slobodianiuk.
“Me pikëllim të thellë ju informojmë se zemra e Oleksandr Pielieshenko ka pushuar së rrahuri sot”, tha federata në një postim në Facebook.
Lini një Përgjigje