TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Maj 2024, 16:48

“Drejtori më i mirë sportiv” në Itali, Igli Tare flet për të ardhmen: Di shumë gjuhë të huaja, më pëlqen De Rosi

Shkruar nga Pamfleti

“Drejtori më i mirë sportiv” në Itali, Igli Tare flet

Igli Tare është vlerësuar me çmimin "Drejtori më i mirë sportiv" i sezonit të shkuar në Itali, në ceremoninë "Gran Gala Calcio" që u zhvillua mbrëmjen e së hënës në vendin fqinj. Shqiptari që për 15 vite ishte pjesë e Lacios ende nuk ka një punë, kjo pas largimit nga klubi i Serisë A verën e vitit 2023. Nga pushimet, e ardhmja e deri tek analiza e disa lëvizjeve në futbollin e Italisë, Tare kërkon një projekt të ri ambicioz për të filluar sërish punën e drejtorit sportiv.

"Lacio? Nuk mendoj se rezultatet e bardhekaltërve kanë lidhje me largimin tim, vitin e kaluar e merituam vendin e dytë. Por, nuk erdhi si një e papritur, pasi për ato rezultate ishte punuar shumë nga drejtuesit dhe trajnerët. Unë i uroj Lacios që të ketë një të ardhme edhe më të ndritur.

Periudha pushim - E kisha menduar prej kohësh dhe e kisha biseduar edhe me presidentin Lotito. Të bën mirë, i sheh gjërat nga një tjetër këndvështrim dhe mbi të gjitha ke më shumë kohë për familjen. Jam gati t’i rikthehem sërish detyrave, do të mbetem gjithnjë i lidhur me Lacion, por dua një rrugëtim tjetër.

E ardhmja - Kam dëgjuar që flitet për rikthimin te Lacio, por unë nuk i besoj rikthimeve. Rrugët janë të ndara dhe klubi ka bërë zgjedhje të tjera. Nuk do të kthehem aty në të ardhmen e afërt. Pastaj sa i takon klubit të radhës, kam fatin që flas shumë gjuhë dhe dua një projekt që të më intrigojë.

Napoli - Nuk ka pasur kurrë ndonjë qasje nga Napoli ndaj meje. Kanë qenë gjithmonë thashetheme të pabaza, por nuk ka pasur kurrë ndonjë kontakt të vërtetë.

A ju pëlqen puna e De Rosit te Roma? Shumë, por jo vetëm si trajner por edhe si njeri. Ai është një person, një djalë që e respektoj shumë dhe kemi një marrëdhënie të shkëlqyer. Mendoj se ai do të ketë një karrierë të shkëlqyer sepse është gjithashtu një person që ka shumë karizëm", tha Tare.

igli tare ish-drejtori sportiv i lacios

Lini një Përgjigje