TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Maj 2024, 17:15

Konfirmohet e ardhmja e Armando Brojës, sulmuesi kuqezi dhe Çelsi ndajnë rrugët në merkaton e verës

Shkruar nga Pamfleti

Konfirmohet e ardhmja e Armando Brojës, sulmuesi kuqezi dhe Çelsi

Armando Broja do t’i japë lamtumirën Çelsit këtë verë, me idenë për të mos u kthyer më te Blutë e Londrës. Pak a shumë ky qëndrim i sulmuesit shqiptar dihej, pasi ekipi i drejtuar nga Poçetino nuk e sheh si pjesë të planeve të tyre. Por tashmë edhe eksperti i merkatos, Fabricio Romano, ka insistuar se kjo hipotezë do të bëhet realitet.

Armando Broja do të largohet nga Çelsi në mënyrë përfundimtare këtë verë. Plani është të ndahet me klubin këtë verë në mënyrë të përhershme, pasi të kthehet nga huazimi nga Fullhem.

Sulmuesi numër një shqiptar është përsëri në listën e klubeve të ndryshëm në Europë dhe Premier Ligë, që e shohin atë si opsionin kryesor për dritaren e transferimit të verës”, shkruan Fabricio Romano në postimin e tij në rrjetet sociale.

 

armando broja sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje