TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Maj 2024, 19:46

“E kanë modifikuar gjenetikisht me ilaçe dhe steroide”, 'djali i keq' i futbollit anglez sulmon Leo Mesin

Shkruar nga Pamfleti

“E kanë modifikuar gjenetikisht me ilaçe dhe steroide”,

Xhoei Barton është një nga emrat e futbollit britanik që ka bërë famë me veprimet e tij në fushën e lojës, por edhe me deklarata bombastike që bën herë pas dere. “Djali i keq” i futbollit anglez në vitet 2000, lëshon vazhdimisht deklarata që krijojnë polemika, me fraza shpesh seksiste kundër futbollit të femrave apo prezantueseve televizive.

Tashmë në objektivin e tij, në një podkast që publikon rregullisht, është Lionel Mesi, për të cilin ai ka bindjen se do të kishte pasur një karrierë ndryshe nëse nuk do ta kishin ndihmuar mjekët.

Sipas meje duhet të vendoset një asterisk përkrah emrit të Mesit, pasi merrte steroide dhe gjëra të ngjashme. Mesi është modifikuar gjenetikisht që në moshë të vogël. Atij i është dhënë hormoni i rritjes dhe ka marrë të gjitha llojet e ilaçeve për t’u rritur. Me sa di unë, askush tjetër nuk e ka bërë këtë gjë.

Nëse do ta linin të rritej në mënyrë natyrale dhe ta lejonin të ushqehej me dreka me mish të pjekur, apo çdo gjë tjetër, nuk do të kishte qenë i madh mjaftueshëm për të bërë atë që ka bërë”, ishte akuza e Barton.

 

xhoei barton ish-futbollisti anglez lionel mesi

Lini një Përgjigje