TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Maj 2024, 18:13

Gazetarja sportive italiane bën rrëfimin tronditës: Mamaja ime tentoi të më vriste 3 herë

Shkruar nga Pamfleti

Gazetarja sportive italiane bën rrëfimin tronditës: Mamaja ime

Paola Ferrari është një emër shumë i njohur i gazetarisë sportive në Itali, pasi për shumë vite ka qenë imazhi i rrjetit televiziv “Rai” sa u përket emisioneve sportive. Ajo ka treguar pjesë të jetës së saj sportive dhe jo vetëm në një intervistë për “Corriere Della Sera”, ku zbuloi detaje që pakkush i dinte.

Deri në moshën 7-vjeçare kisha një fëmijëri shumë bukur, pastaj nisi ferri. Mamaja ime kaloi një krizë të rëndë nervore dhe u mundua të më vriste të paktën tre herë. Babai im kishte një marrëdhënie jashtëmartesore, unë shkova të jetoja të tetoja ime dhe u detyrova që të ndërprisja studimet”, tregoi ajo pjesën e trishtë të fëmijërisë së saj.

Më pas, Paola Ferrari foli për karrierën e saj në emisionet sportive, duke u ndalur tek emrat më të rëndësishëm të botës së futbollit që kishte takuar në vitet e saj në studiot televizive.

Lojtari i preferuar? Roberto Baxho. Si trajner vlerësoj Arrigo Sakin, ndërsa Lidholm ishte një xhentëllmen. Kur bëja intervistat në anë të fushës gjatë të dielave të ftohta milaneze në “San Siro”, ai me ofronte çaj të ngrohtë”, tregoi ndër të tjera gazetarja e njohur.

paola ferrari gazetarja sportive italiane

Lini një Përgjigje