TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Maj 2024, 20:30

Në “Parc des Princes” vendoset finalisti i parë, zbulohen rreshtimet e PSG dhe Borusias së Dortmundit

Shkruar nga Pamfleti

Në “Parc des Princes” vendoset finalisti i parë, zbulohen

PSG dhe Borusia Dormtund do të caktojnë sot mes tyre kush merr biletën e parë për finalen e Ligës së Kampioneve të këtij edicioni. Klubi francez duhet të përmbysë rezultatin e sfidës së parë, ku gjermanët triumfuan me avantazhin minimal 1-0.

Skuadra vendase shihet nga të gjithë si favorite për të shkuar në finale, por duhet ta tregojë në fushën e lojës pas një ndeshjeje të parë ku shfaqi vështirësi në finalizimin e aksioneve që krijoi. Ndoshta kjo është arsyeja pse Luis Enrike ka vendosur të aktivizojë Gonçalo Ramos nga minuta e parë në qendër të sulmit në vend të Barkola.

Ndërkaq, në radhët e gjermanëve, vihet re mungesa e Guerreiros së dëmtuar. Ashtu si në ndeshjen e parë, do të jetë Fyllkryg në majën e sulmit, me dyshen Sanço-Adejemi në mbështetje të tij.

PSG (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Nuno Mendes; Zaire-Emery, Vitinha, Fabian Ruiz; Dembélé, Goncalo Ramos, Mbappé.

Borusia Dortmund (4-2-3-1): Kobel; Ryerson, Schlotterbeck, Hummels, Maatsen; Emre Can, Sabitzer; Adeyemi, Brandt, Sancho; Fullkrug.

Në “Parc des Princes” vendoset finalisti i parë, zbulohen

psg borusia dortmund champions league formacionet

Lini një Përgjigje