
Borusia e Dortmundit “hedh në erë” milionat e sheikëve. Skuadra gjermane është kualifikuar pas 11-viteve në finale, duke eliminuar në gjysmëfinale PSG si dhe duke iu falur rezultatit të ndeshjes së parë pasi mundi ekipin e Luis Enrikes me rezultatin 1-0.
Mets Humels ishte heroi i skuadrës së Terziç i cili realizoi golin e vetëm të këtij takimi në minutën e 50. Gjermani dërgoi topin në rrjetë pas një harkimi nga këndi.
Francezët e nisën në sulm sfidën teksa kërkuan të përmbysin humbjen në Gjermani. Megjithatë rastin e parë më të mirë e patën verdhezinjtë me anë të një kundërsulmi në minutën e 35.
Sulmuesi, Adejemi, bëri gjysmën e fushës dhe u shfaq para portierit italian, por ky i fundit bllokoi gjuajtjen drejt portës.
Në finalen e madhe të 1 qershorit në “Wembley”, Borusia e Dortmundit do të ndeshet me fituesin e çiftit Real Madrid-Bajern Mynih. Sfida e parë mes këtyre dy skuadrave e luajtur në “Allianz Arena” është mbyllur në barazim 2-2.
A do të kemi sërish një finale si ajo e vitit 2013, Bajern Mynih-Borusia Dortmund, ku bavarezët ngritën kupën me veshë të mëdhenj pikërish në “Wembley”, aty ku do të luhet edhe finalja e këtij viti?
Lini një Përgjigje