TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Maj 2024, 16:05

Sparta e Pragës gati 2.5 mln euro për sulmuesin shqiptar, skuadra çeke e fiksuar pas futbollistëve kuqezinj

Shkruar nga Pamfleti

Sparta e Pragës gati 2.5 mln euro për sulmuesin shqiptar, skuadra

Pas Qazim Laçit dhe Indrit Tuçit, një tjetër futbollist shqiptar pritet t’i bashkohet Spartës së Pragës, në merkaton e verës, bëhet fjalë për sulmuesi shqiptar të Kosovës, Albion Rrahmani.

Sipas asaj që raporton mediumi çek dznes.cz, Sparta do të ishte e gatshme që të ofrojë plot 2.5 milionë euro për shërbimet e Rrahmanit.

Në 23 ndeshje të luajtura gjatë këtij sezoni me Rapidin, sulmuesi 23-vjeçar ka qenë autor i 17 golave të shënuar, teksa ka kontribuar edhe me katër asistime.

albion rrahmani sulmuesi shqiptar sparta e pragës

Lini një Përgjigje