TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Maj 2024, 18:36

Teuta mposht Erzenin në derbin e Durrësit, Egnatia ia del me 10 lojtarë dhe ruan e vetme kreun

Shkruar nga Pamfleti

Teuta mposht Erzenin në derbin e Durrësit, Egnatia ia del me 10

Egnatia ka mposhtur në transfertë Dinamon me shifrat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35 të Superiores.

Sfida u vulos që në minutën e 22 falë autogolit të Behiratçes. Pavarësisht tentativave të Dinamos për të barazuar apo përmbysur sfidën nuk ja dolën.

Në fund rrogozhinasit mbetën me 10 lojtarë për shkak se Aleksi u ndëshkua me karton të kuq. Me këtë fitore Egnatia ruan kreun dhe Dinamo renditet në vendin e 7 me 47 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Teuta ka mposhtur në transfertë Erzenin me shifrat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35 të Superiores.

Sfida u zhbllokua që në minutën e 5 me Dacin. Kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin e durrsakëve.

Në pjesën e dytë, skuadra e Martinit gjeti golin e dytë me Llocin dhe të tretin me Gjinin. Erzeni mbeti me 10 lojtarë në minutën e 88, pasi Sadiki la fushën me karton të kuq.

Me këtë fitore, Teuta ngjitet në vendin e 6 me 47 pikë.

egnatia teuta dinamo erzeni abissnet superiore

Lini një Përgjigje