TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Nëntor 2023, 18:14

Shqipëria i mori barazimin Çekisë nën drejtimin e gjyqtarit anglez, arbitrin e ulin në detyrë për “dhuratën” që i bëri Njukasëllit

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria i mori barazimin Çekisë nën drejtimin e

Një nga gjyqtarët më të mirë të futbollit në Angli, Antoni Tejlor, bëri një gabim të madh në takimin mes Njukasëllit dhe Uolverhamptonit, të cilin ai e drejtoi fundjavën e kaluar në Premier Ligë. Ndeshja përfundoi në barazim 2-2. Kur rezultati ishte 1-1, Tejlor akordoi një penallti për Njukasëllin, pas së cilës “qymyrxhinjtë” kaluan në epërsi 2-1. 

Trajneri i Uolves, Geri O’Neill e quajti vendimin e Tejlor skandaloz dhe trajneri i Njukasëllit, Edi Houe dhe legjenda e klubit Alen Shirer pjesërisht u pajtuan me të.  

Nuk mendoj se ishte penallti, nuk mund ta kuptoj pse arbitri e dha atë me të gjitha goditjet e mundshme dhe mundësitë për të rishikuar situatën”, komentoi Shirer në emisionin e futbollit britanik “Match of the Day”. 

Organizata e arbitrave i kërkoi falje klubit të Uolverhampton dhe urdhëroi Tejlor që të drejtonte ndeshjen e kësaj fundjave në divizionin e dytë anglez. Kështu do të arbitrojë ndeshjen mes Preston dhe Koventry. Ai është ende një arbitër i respektuar, i cili arbitron rregullisht në Champions League dhe në kualifikueset për Kampionatin Europian. Ai ka arbitruar ndeshjen e Shqipërisë në Çeki më 7 shtator, ku kuqezinjtë barazuan në shifrat 1-1. 

antoni tejlor arbitri anglez

Lini një Përgjigje