TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Nëntor 2023, 17:05

Poçetino gëzon Silvinjon për dëmtimin e Armando Brojës: Sot po flisnim me të

Shkruar nga Pamfleti

Poçetino gëzon  Silvinjon për dëmtimin e Armando

Çelsi luan këtë të hënë një ndeshje shumë të rëndësishme për renditjen, por sidomos për moralin dhe imazhin e klubit. Përballë është Totenhemi në një derbi që si gjithmonë është shumë i ndezur mes dy skuadrave, aq më tepër në këtë sezon ku ish-skuadra e Poçetinos duket se po lufton për titullin kampion. 

Nuk dihet ende nëse në këtë sfidë do të jetë i pranishëm apo jo Armando Broja, siç e konfirmoi sot vetë Poçetino. Ai bëri të ditur se sulmuesi ishte stërvitur me rregullsi në ditët e fundit, por nuk mund të konfirmonte përfshirjen e tij në skuadër për ndeshjen e kësaj jave, edhe pse shpresonte ta kishte të gatshëm të paktën në stol. 

Broja? Është më mirë, se sot po flisnim dhe ndoshta mund të jetë i gatshëm në stol për të hënën. Ai po stërvitet sot, edhe më parë, në ditët e fundit po bënte mirë. Shpresojmë që të mund të përfshihet në ndeshje, por përsëri nuk është e konfirmuar”, theksoi Poçetino sot në konferencë për shtyp para gazetarëve. 

armando broja sulmuesi i kombëtares shqiptare mauricio poçetino trajneri i çelsit

Lini një Përgjigje