TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Nëntor 2023, 11:26

I dëmtuar që në gusht, De Bruyne në “depresion”: Nuk e di kur do rikthehem, ende s’ka një datë

Shkruar nga Pamfleti

I dëmtuar që në gusht, De Bruyne në “depresion”:

Mesfushori belg, Kevin De Bruyne, është një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij, i pa zëvendësueshëm në sytë e Guardiola-s, por belgu ka një historik jo pozitiv në lidhje me dëmtimet. Ylli i Man.City ka humbur disa sfida të mëdha, mjafton të kujtojmë dy finalet e Champions League, ndërsa që nga muaji gusht, nga sfida e parë në Premier League, De Bruyne doli nga fusha dhe nuk është rikthyer më si pasojë e një dëmtimi në gju. Kjo ndalesë e gjatë ka bërë që De Bruyne ta përjetojë jo mirë pasi nuk e di as kur do të rikthehet:

Jam i dëmtuar prej 3 muajsh dhe po bëjmë çdo gjë mirë, çdo gjë po shkon sipas planeve, por nuk më kanë dhënë një datë për rikthimin tim, nuk e di se kur do të rikthehet të luaj sërish futboll”, u shpreh De Bruyne.

Mezi pret rikthimin e tij edhe Pe Guardiola, por trajneri i Man.City nuk dëshiron të nxitohet duke qenë i vetëdijshëm që belgu ka një histori të gjatë dëmtimesh: “Dëshirojmë që rikthimi i tij të shkojë mirë, por nuk besojmë se mund të rikthehet përpara 2024”, theksoi Guardiola.

de bruyne

Lini një Përgjigje