TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Nëntor 2023, 20:31

FSHF nxjerr në shitje biletat për ndeshjen me Ishujt Faroe, vijon skandali me çmimet e larta dhe rënien e sistemit online

Shkruar nga Pamfleti

FSHF nxjerr në shitje biletat për ndeshjen me Ishujt Faroe, vijon

FSHF-ja vijon avazin me çmimet e biletave për ndeshjen e kombëtares shqiptare. Pas skandalit në ndeshjen me Poloninë, ku një biletë pas porte, e cila ishte më e lira dhe kushtonte 2 mijë lekë, në ndeshjen me Ishujt Faroe që do të luhet më 20 nëntor, një biletë pas porte kushton 3 mijë lekë të reja.

Ashtu si në ndeshjen ndaj Polonisë, ku bileta në tribunën E ishte 6 mijë lekë, edhe në ndeshjen e fundit me Ishujt Faroe, ku është një ndeshje thjesht për statistikë, bileta në tribunën E do të jetë sërish 6 mijë lekë.

 

FSHF nxjerr në shitje biletat për ndeshjen me Ishujt Faroe, vijon

Po ashtu kujtojmë faktin se biletat do të shiten on-line dhe siç u bë në ndeshjen me Poloninë edhe tani serveri i faqes ka rënë.

FSHF nxjerr në shitje biletat për ndeshjen me Ishujt Faroe, vijon

Në 6 ndeshje të luajtura, Shqipëria mban vendin e parë në grup, me 13 pikë, dy më shumë se Çekia e vendit të dytë. Polonia mban vendin e tretë me 10 pikë, Moldavia renditet në vendin e katërt me 9 pikë, ndërsa Ishujt Faroe mbajnë vendin e fundit me 1 pikë.

 

 

shqipëria ishujt faroe biletat

Lini një Përgjigje