TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Nëntor 2023, 18:50

Një histori e re dashurie mes Mesit dhe gazetares? Shikimet e ‘Pleshtit’ me Sofi Martinez tërbojnë Antonelën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Një histori e re dashurie mes Mesit dhe gazetares? Shikimet e

Lionel Mesi ka përsëri gjithë botën nën këmbët e tij si fituesi për herë të 8 i “Topit të Artë”. Por pikërisht ceremonia e fitores së këtij trofeu, ka sjellë jo pak telashe në shtëpinë e “Pleshtit”, me shkaktare Sofi Martinez.

Gazetarja e njohur argjentinase, ka miqësi me Leon dhe në vendlindjen e “Pleshtit” tani insistojnë se kjo ka filluar të shqetësojë gruan e tij, Antonelën.

Që në momentin kur familja Mesi ishte në tapetin e kuq  para startit të ceremonisë, Sofi u zgjat e thuajse doli para kamerave për t’u folur të gjithëve, duke filluar nga fëmijët për të vazhduar edhe me Leon e Antonelën.

Më pas, në fund të mbrëmjes, ajo priti për t’i marrë intervistë Mesit e vetme dhe pamjet e shikimeve mes të dyve, kanë bërë xhiron e rrjetit.

Nuk janë të paktë ata që aludojnë për diçka mes tyre dhe tashmë në mediat rozë në Argjentinë insistojnë se Antonela është inatosur nga këto video që kanë filluar të qarkullojnë gjerësisht.

lionel mesi sulmuesi argjentinas sofi martinez gazetarja argjentinase

Lini një Përgjigje