TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Nëntor 2023, 18:27

Mitaj eliminon Dakun nga Kupa e Rusisë, dy “surprizat kuqezi” shkëmbejnë fanelat në përfundim të ndeshjes (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mitaj eliminon Dakun nga Kupa e Rusisë, dy “surprizat kuqezi”

Ndeshja e sotme në Kupën e Rusisë mes Lokomotivës së Moskës dhe Rubin Kazanit, ka parë sot të vihen përballë njëri-tjetrit dy futbollistët e Kombëtares shqiptare. Mario Mitaj u aktivizua në fundin e ndeshjes për skuadrën moskovitë, ndërsa Mirlind Daku luajti që në fillimin e pjesës së dytë për Rubin Kazan.

Një takim mes miqsh, të cilët me paraqitjet e tyre me fanelën kuqezi në muajt e fundit kanë çuditur shumëkënd, duke qenë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit drejt “Euro 2024”. Si Mitaj, ashtu edhe Daku, kanë qenë ndër “zbulimet” e Silvinjos dhe kanë shpërblyer besimin e trajnerit me paraqitjet e shkëlqyera duke u bërë protagonistë.

Në fund të ndeshjes, të mbyllur me shifrat 3-0 për Lokomotivën e Moskës, të dy lojtarët u takuan përzemërsisht dhe nuk kishte si të mungonte shkëmbimi i fanelave si kujtim për këtë përballje, siç e ka treguar vetë Mitaj, duke e postuar këtë moment në rrjetet sociale.

mario mitaj mirlind daku kupa e rusisë

Lini një Përgjigje