
21-vjeçari me origjinë nga Berati, Tim Civeja, u shndërrua në protagonist mbrëmjen e djeshme, te skuadra e Sarbryken, që regjistroi një fitore historikë në Kupën e Gjermanisë, duke eliminuar kampionët e Bajernit të Mynihut.
Mesfushori që është pjesë e Shpresave të Alban Bushit, u hodh në fushë në minutën e 71, teksa në minutën e 90+6, dhuroi një asist fantastik për Gaus, që nuk fali duke tundur rrjetën.
Civeja është mesfushori shqiptar me prespektivë, teksa në moshën 19-vjeçare ka debutuar në Bundesligë me klubin e Augsburgut ndaj Verder Bremenit në transfertë.
Civeja është lindur dhe rritur në Gjermani dhe është me origjinë nga Berati. Ai gjithashtu ka qenë pjesë edhe e Ingloshtadit, ndërkohë që këtë sezon iu bashkua Sarbrykenit, në Ligën e Tretë, për të fituar më shumë minuta.
Lini një Përgjigje