
Dortmundi ka prerë biletën për në fazën e 1/8 në Kupën e Gjermanisë.
Verdhezinjtë fituan 1-0 në shtëpi ndaj Hofenheimi, në një sfidë ku formacioni i Terziç ishte disi i improvizuar. Tekniku i vendasve nga “Signal Iduna Park” kishte preferuar shumë ndryshime, duke patur parasysh që bëhet fjalë për një sfidë Kupe.
Në këtë takim vendosi një gol i Marko Rojs, pas një asisti të talentit premtues me pasaportë angleze, Xhimi Bino-Gitens. Hofenhajmi mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, pasi Kabak u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë
Leverkuseni nuk ndryshon linjë. Skuadra e Alonsos, pasi nisi mirë kampionatin, po shkëlqen edhe në Kupë. Sonte erdhi suksesi 2-5 ndaj Sandhausen, në “Hardtwaldstadion” (Sandhausen).
Në fazën tjetër kaloi edhe Paderborni pas fitores 1-3 në transfetë kundër Frajburgut.

Lini një Përgjigje