TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Nëntor 2023, 18:38

Izraeli luan shanset e fundit për kualifikueset e “EURO 2024”, UEFA vendos fushë neutrale për kombëtaren hebreje

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli luan shanset e fundit për kualifikueset e “EURO 2024”,

UEFA vendos fushë neutrale për ndeshjet e Izraelit. Ka mbërritur një vendim për kualifikueset e “EURO 2024” për kombëtaren izraelite, e cila u ndërpre për shkak të përkeqësimit të konfliktit izraelito-palestinez.

Dy ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Zvicrës dhe Rumanisë do të luhen rregullisht, më 15 dhe 18 nëntor.

Stadiumi i përcaktuar nga UEFA është “Pancho Arena” në Felcsut të Hungarisë. Skuadra izraelite ka ende mundësinë për të fituar një vend për në finalet e “Gjermani 2024”, duke qenë se rrugëtimin do ta përfundojë më 21 nëntor në Andorra.

uefa kualifikueset e "euro 2024" kombëtarja izraelite

Lini një Përgjigje