TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Nëntor 2023, 16:56

“Hodhe baltë mbi mua, po ta tregoj publikisht kush je”, Sokol Kushta “shigjeton” Sinan Idrizin: E kam larë me djersë e gjak fanelën e Flamurtarit

Shkruar nga Pamfleti

“Hodhe baltë mbi mua, po ta tregoj publikisht kush je”, Sokol

Legjenda vlonjate, Sokol Kushta, ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Flamurtarit, Sinan Idrizi, për sa i përket humbjes me Burrelin. Ai i është përgjigjur Idrizit përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai thekson se fjalët e Idrizit kanë një qëllim tjetër, por distancohet nga kjo duke shkruar: “Nuk jam as dritarja e as dera”. Gjithashtu vijon më tej duke evidentuar faktin se presidenti i klubit vlonjat nuk pyet askënd duke e cilësuar si një futbollist që do të bëjë vetë krosin e golin.

Postimi i plotë i Sokol Kushtës:

Po lexoja me kujdes gazetën dhe doja të kuptoja çfarë donte Sinani nga unë… Unë njihem  prej 45 vjetësh me Idrizin, dhe jemi ulur shumë herë për kafe, por asnjëher s’më ka pyet për futbollin, asnjëher sme ka kërkuar ndihmën time, asnjëher nuk me ka pyet cfare mendon për ecurin e ekipit, prandaj çuditem..

Po të donte mund të lexonte ose të shikonte diskutimet e mia në gazeta, ose tv, dhe do kishte kuptuar diçka nga futbolli. Pasi ekipi nuk është thjeshtë vetëm pagesat e lojtarëve dhe jam ok. Prandaj unë mbaj pozicionin tim si sportdashës. Po Sinani nuk do mendime, nuk pyet njeri.

Do të bëjë vetë krosin dhe vetë golin. Unë nuk vete në një tavolinë kur nuk jam i ftuar, prandaj e respektoj Sinanin. Harroi që fola për trajnerin manaxher që solli 10 lojtaret brazilianë. Për ndeshjen me Dinamon, deri sa vetë Sinani tha s’kanë faj arbitrat, por ju që jeni lojtarë koti e dini të lozni, dhe ju jap lekët kot…

Dhe prapë para ca ditësh kështu i tha ekipit. Kurse për sa përket ekipit kombëtar, e kam për detyrë të jap mendime, sepse kam 20 vjet që kam kontribuar, dhe ndihem mirë që ky ekip na bën krenarë, kushtet që janë krijuar janë ideale, ne të gjithë i shikojmë, dhe s’mund të jem hipokrit mos t’i përmend.

Unë s’jam, dhe s’do jem kurrë politikan, por si këshilltar i zgjedhur sa herë ka ardhur çështja e Flamurtarit unë jam i pari për të krijuar kushte, dhe komoditetin që Sinani të punojë sa më mirë për të realizuar objektivat.

Dhe ky zotëri  emrin tim se ka vënë asnjëherë në bordin e Flamurtarit. Sinani i bie dritares të dëgjojë dera, por unë s’jam as dera dhe as dritarja e asnjërit. Dhe s’bëhet kurrë. Unë Flamurtarin e kam dashur, e dua, dhe do ta dua gjithë jetën, pasi e kam larë me djersë dhe gjak atë emër.

Por Sinani ta ngre ekipin aty ku e meriton të jetë, që të këthehen tifozët në stadium. Po deri sa Sinani të gjejë justifikime të tilla, asnjëherë s’do gjejë zgjidhje. Nuk doja të replikoja, por isha i detyruar nga balta që u hodh për mua. Me respekt. S. Kushta!

“Hodhe baltë mbi mua, po ta tregoj publikisht kush je”, Sokol

sokol kushta legjenda vlonjate sinan idirizi presidenti i flamurtarit

Lini një Përgjigje