TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Nëntor 2023, 16:10

Rei Manaj i papërmbajtshëm në ndeshjen e Kupës së Turqisë, sulmuesi kuqezi realizon tripletë për 37 minuta

Shkruar nga Pamfleti

Rei Manaj i papërmbajtshëm në ndeshjen e Kupës së

Rei Manaj është i papërmbajtshëm në sfidën që Sivaspori po zhvillon me Hopaspor në Kupën e Turqisë. Sulmuesi i kombëtares ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës, duke qenë menjëherë protagonist.

Në fakt jo një gol por ka arritur të shënojë tripletë për 37 minuta. Fillimisht tundi rrjetën e kundërshtarëve në minutën e 6, për të dyfishuar rezultatin në minutën e 35.

Ndëkohë, goli i tretë erdhi po në pjesën e parë, në minutën e 42. 3 gola spektakolar që ngritën në këmbë të pranishmit në stadium. Kujtojmë se po luhen 45-minutat e dyta të ndeshjes.

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje