
Situata në të cilën ndodhet trajneri i Manchester United nuk është aspak e mirë. Historia ka treguar se Man.United nuk është shumë i duruar në lidhje me trajnerët, kanë shkarkuar emra të mëdhenj si Jose Mourinho, Van Gaal e shumë të tjerë.
Të njëjtin fat pritet të ketë edhe Erik Ten Hag, për këtë janë të bindur mediat angleze, pasi në dhomat e zhveshjes atmosferë është mbytëse, sipas asaj që raporton Daily Express, grupi është i përçarë.
Tekniku holandez ka humbur pjesën më rëndësishme, ka humbur besimin e lojtarëve, ka humbur ndikimin e tij brenda dhomave të zhveshjes. Janë disa çështje që rëndojnë mbi trajnerin, duke nisur nga Sancho, për të vijuar me Antony apo edhe mënyra se si i hoqi shiritin Harry Maguire.
Rezultatet e fundit konfirmojnë qartë atë që po ndodhë brenda ekipit, lojtarët nuk i përgjigjen në fushë, duke bërë që shkarkimi i tij të jetë çështje orësh. Në Angli, mediat zbulojnë edhe pasuesin e tij të mundshëm.
Emri i parë në listën e dëshirave është trajneri i Sporting Lisbonës, Ruben Amorin, ndërsa emri më i bujshëm është Zinedine Zidane, i papunë që nga koha kur u largua nga Real Madrid për herë të dytë.
Lini një Përgjigje