TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Nëntor 2023, 17:51

CR7 një nga futbollistët me perandori biznesesh, njëra prej tyre objekt i kontrollit tatimor

Shkruar nga Pamfleti

CR7 një nga futbollistët me perandori biznesesh, njëra prej tyre

Kristiano Ronaldo është një nga futbollistët që ka një perandori biznesesh. Ylli portugez ka investuar një shumë të konsiderueshme në një sërë prej tyre, duke përfshirë edhe një klinikë për mbjelljen e flokëve. 

Megjithatë, duket se shërbimi tatimor i Spanjës ka hapur një dosje për këtë biznes të veçantë, për shkak të lëshimit të faturave pa TVSH për qindra klientë midis viteve 2019 dhe 2021, siç raporton “Confidencial”. 

Nga ana e kompanisë pretendohet se personat me “alopeci” janë të përjashtuar nga taksat, pasi është sëmundje dhe ofrohen shërbime mjekësore për diagnostikim, parandalim dhe mjekim. Përkundrazi, Ministria e Financave nga ana e saj konsideron se ato janë bërë thjesht për qëllime estetike dhe duhet përfshirë në 21% TVSH. 

Pasi kompania e sulmuesit të Al Nasri dorëzoi një raport nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe një opinion nga një mjek i specializuar në dermatologji, në të cilin argumentohet se “alopecia” është një sëmundje dhe se kërkohet një "trajtim mjekësor", siç është transplanti. Gjithsesi, çështja është në duart e avokatëve. 

kristiano ronaldo sulmuesi portugez

Lini një Përgjigje