
Pas fitores kundër Serbisë në Leskovac të vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës, Shqipëria ka marrë një tjetër sukses, por kësaj here në ndeshje miqësore.
Sfida e luajtur në “Air Albania” mes kuqezinjve dhe Jurdanisë përfundoi me fitoren e djemve të drejtuar nga Silvinjo me rezultatin e pastër 4-2.
Miqtë zhbllokuan të parët ndeshjen në minutën e 27. Pas një goditje këndi, e gjithë prapavija kuqezi është në gjumë dhe Al-Rashdan gjuan me kokë duke mposhtur Dajsinanin.
Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e Jordanisë erdhi barazimi i kuqezinjve me një inkursion të Bajramit nga e majta, i cili gjeti hapësirë në fundore dhe pasimi i tij u kthye në rrjetë nga Saden, i cili shënoi autogol.
Broja kaloi në avantazh Shqipërinë në minutën e 64. Asllani dha një asist me telekomandë për Brojën, i cili doli i vetëm para portës, kaloi portierin dhe shtyu topin në rrjetë.
Në minutën e 75, Hoxha mori topin në të majtë, hyri drejt qendrës dhe lëshoi një gjuajtje të fortë që befasoi portierin.
4 minuta më vonë, Broja mori topin nga e djathta, pasoi për Bajramin, i cili gjuajti dhe më lehtësi shënoi golin e katërt.
Në minutën e 90, Jordania ngushtoi diferencë, por goli vlejti vetëm për statistikë. Këtë herë ishte Oluan, i cili depërtoi në të djathtë dhe mposhti portierin Dajsinani në shtyllën e parë.
Në muajin nëntor, Shqipëria do të luajë edhe 2 ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës, atë me Andorrën në transfertë më 13 nëntor në orën 20:45 dhe më 16 nëntor kundër Anglisë në “Air Albania” në orën 18:00.
Kuqezinjtë do të duhet të bëjnë detyrën e tyre për të qenë në “play off”-in e Kupës së Botës, por nga ana tjetër të shpresojnë edhe te hapat fals të Serbisë.
Lini një Përgjigje