
Festë në “Air Albania”, Broja kalon në avantazh Shqipërinë në minutën e 64. Asllani dha një asist me telekomandë për Brojën, i cili doli i vetëm para portës, kaloi portierin dhe shtyu topin në rrjetë.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Miqtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 27. Pas një goditje këndi, e gjithë prapavija kuqezi është në gjumë dhe Al-Rashdan gjuan me kokë duke mposhtur Dajsinanin.
Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e Jordanisë erdhi barazimi i kuqezinjve me një inkursion të Bajramit nga e majta gjeti hapësirë në fundore dhe pasimi i tij u kthye në rrjetë nga Saden i cili shënon autogol.
Në minutën e 4, Asllani harkoi një goditje dënimi dhe pas dy përplasjesh topi shkoi në duart e portierit të miqve.
6 minuta më vonë, top i shkëlqyer me të majtën i Asanit drejt Dakut, por sulmuesi nuk ia doli të devijonte para portës.
Në minutën e 12, Mihaj nisi një top të gjatë në thellësi për Hoxhën, por topi u devijua nga portieri i miqve.
4 minuta më vonë, Asani nga jashtë zonës lëshoi të majtën e tij, por portieri ishte në shtyllën e parë dhe kontrolloi topin.
Në minutën e 18, një pasim i gabuar mbrapa i Balliut u kthye në asist për Al-Tamarin, i cili u shfaq para Dajsinanit, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri i kuqezinjve.
Në minutën e 21, Daku mori topin nga e djathta dhe gjuajti, por gjti përgjigjen e portierit e pastaj Bajrami gjuajti jashtë.
Lini një Përgjigje