TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Tetor 2025, 18:30

“Arritja e rekordit të Canës ishte ëndërr”, Elseid Hysaj: Fitorja me Serbinë na motivon

Shkruar nga Pamfleti

“Arritja e rekordit të Canës ishte ëndërr”,

Shqipëria rikthehet në fushë, këtë herë për një ndeshje miqësore, atë ndaj Jordanisë. Mbrojtësi Elseid Hysaj tha se ekipi, është i motivuar pas fitores ndaj Serbisë.

Suksesi ndaj Serbisë- Po sigurisht e kemi festuar dhe akoma jemi me atë euforinë e ndeshjes së kaluar dhe besoj që është një gjë e mirë për ndeshjen e ardhshme".

Hysaj u shpreh i lumtur për faktin që arriti Lorik Canën, me 93 ndeshje të luajtura me fanelën kuqezi.

Kjo është kënaqësi e madhe të arrij këtë rekord me Kombëtaren. Një kënaqësi shumë e madhe dhe një ëndërr që u realizua. Loriku më komentoi në Instagram se kështu për mesazh akoma s’më ka marrë. Dua që edhe pas Serbisë të festoj edhe unë me të gjithë tifozët shqiptarë dhe shpresoj që të më japë shansin"elseid hysaj

Shanset për “play off” të botërorit.

Në Andorra duhet të ikim me mendjen e sigurt se nuk duhet të bëjmë ndonjë gabim, por besoj se kur t’i vijë radha asaj do të përgatitemi e do ta mendojmë sa më mirë. Meqe nuk e festuam në shtëpi atë fitore, sot mund të jetë dita që do ta festojmë të gjithë bashkë”, tha Hysaj për Tv Klan.

elseid hysaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje