TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Tetor 2025, 16:47

La Shqipërinë për Zvicrën, Adrian Bajrami flet pas debutimit me helvetët: Jam i lumtur dhe krenar

Shkruar nga Pamfleti

La Shqipërinë për Zvicrën, Adrian Bajrami flet pas debutimit

Adrian Bajrami mbrëmjen e djeshme arriti të debutonte me Zvicrën. Ish-futbollisti i Komëtares shqiptare luajti kështu për herë të parë me “helvetët”, me Murat Jakin që i besoi në minutën e 77 të sfidës.

Nis kështu aventura e re e Bajramit. Zvicra nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Slloveninë. Pas kësaj sfide mjaft i lumtur dhe krenar është shprehur Bajrami, ndërsa falenderon të gjithë tifozët për mbështetjen.

I lumtur dhe krenar që debutova me Zvicrën. Falenderoj të gjithë tifozët në stadium”, ka theksuar Bajrami. Siç dihet pak muaj më parë 23-vjeçari vendosi të “braktisë” Shqipërinë për Zvicrën. Me Kombëtaren shqiptare luajti në 3 ndeshje, të gjitha miqësore, duke mos mundur të luajë në një sfidë zyrtare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Adrian Bajrami (@adrianbajrami._)

adrian bajrami ish-futbollisti i kombëtares

Lini një Përgjigje