
Kërkon me çdo kusht Botërorin, Interi dhe Napoli në garë për transferimin që do të surprizojë botën e futbollit
Nejmar po përgatitet për një rikthim të bujshëm në Europë. Kontrata e brazilianit me Santos përfundon më 31 dhjetor të këtij viti, ndaj do të kthehet përkohësisht tek Al-Hilal.
Megjithatë, Nejmar nuk ka të ardhme tek ekipi arab, ndaj duhet të gjejë një destinacion të ri. “Mundo Deportivo” raporton se agjentët e sulmuesit brazilian kanë nisur bisedimet me dy klube të Sersë A, për një transferim të mundshëm të brazilianit në janar drejt Italisë.

Bëhet fjalë për Interin dhe Napolin, të cilat po e shqyrtojnë seriozisht nënshkrimin e tij. Nejmar po bën gjithçka që është e mundur për të rigjetur formën e dikurshme dhe për të qenë pjesë e Brazilit për Kupën e Botës.
Karlo Ançeloti është treguar i qartë me të, nëse do jetë në formë, sigurisht që Nejmar do jetë pjesë e Brazilit për Botërorin. “Kur është në formë të mirë, Nejmar ka cilësinë për të luajtur jo vetëm për ekipin kombëtar, por për çdo ekip në botë”, tha Ançeloti, gjatë konferencës së fundit për shtyp.
Lini një Përgjigje