TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Tetor 2025, 19:50

Përfundon pjesa e parë/ Shqipëria i falet autogolit, kuqezinjtë dhe Jordania bëjnë paqe (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Shqipëria i falet autogolit,

Përfundon pjesa e parë e miqësores mes Shqipërisë dhe Jordanisë që po luhet në “Air Albania”. Kuqezinjtë dhe Jordania nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1.

Miqtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 27. Pas një goditje këndi, e gjithë prapavija kuqezi është në gjumë dhe Al-Rashdan gjuan me kokë duke mposhtur Dajsinanin.


Kur mendohej se ndeshaj do të mbyllej me fitoren e Jordanisë erdhi barazimi  i kuqezinjve me një inkursion të Bajramit nga e majta gjeti hapësirë në fundore dhe pasimi i tij u kthye në rrjetë nga Saden i cili shënon autogol.


Në minutën e 4, Asllani harkoi një goditje dënimi dhe pas dy përplasjesh topi shkoi në duart e portierit të miqve.

6 minuta më vonë, top i shkëlqyer me të majtën i Asanit drejt Dakut, por sulmuesi nuk ia doli të devijonte para portës. (VIDEO)

Në minutën e 12, Mihaj nisi një top të gjatë në thellësi për Hoxhën, por topi u devijua nga portieri i miqve.

4 minuta më vonë, Asani nga jashtë zonës lëshoi të majtën e tij, por portieri ishte në shtyllën e parë dhe kontrolloi topin.

Në minutën e 18, një pasim i gabuar mbrapa i Balliut u kthye në asist për Al-Tamarin, i cili u shfaq para Dajsinanit, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri i kuqezinjve.

Në minutën e 21, Daku mori topin nga e djathta dhe gjuajti, por gjti përgjigjen e portierit e pastaj Bajrami gjuajti jashtë.

shqipëri jordania ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje