
Benfika e nisi vitin 2024 me fitore spektakolare 0-3 në transfertë ndaj Aroukës, teksa i pranishëm në këtë përballje ishte dhe talenti shqiptar Adrian Bajrami, i cili ishte grumbulluar nga trajneri Shmid për këtë përballje, teksa e shijoi triumfin nga stoli.
Kujtojmë që Bajrami është pjesë e Benfikës B, por falë paraqitjeve dinjitoze të bëra me ekipin e dytë, ka arritur të bindë trajnerin gjerman për ta përfshirë në ekipin e parë. Një moment i rëndësishëm ky në karrierë për Bajramin, i cili aspiron të jetë pjesë e ekipit të parë edhe në duelet e ardhshme dhe pse jo të marrë minuta.
Falë këtij triumfi, Benfika u ngjit në vendin e dytë në kuotën e 39 pikëve, vetëm 1 pikë prapa kryesuesve të Sportingut të Lisbonës.
Lini një Përgjigje