
Vitin kur Robert Levandovski u “çmend” me fanelën e Bajernit të Mynihut, të gjithë ishin të sigurt se golashënuesi më i mirë polak i bavarezëve do të fitonte Topin e Artë për herë të parë në karrierën e tij. E megjithatë zgjedhja përfundimtare ishte Lionel Mesi (atëherë për herë të 7) një fakt që shkaktoi shumë diskutime.
Çështja u kthye në plan të parë në një mënyrë shumë të keqe për PSG, e cila nuk mjaftoi që u përball nga autoritetet për evazion fiskal të mundshëm në transferimin e shumëpërfolur të Nejmarit në vitin 2017, tashmë sipas asaj që përflasin media të ndryshme franceze, ajo dyshohet se është përfshirë në mënyrë të padrejtë në procesin e çmimit të Topit të Artë, e duke promovuar Lionel Mesin si lojtarin më të mirë në vitin 2021!
Sipas “Le Monde” dhe “Mediapart”, Parisi duket se po hetohet nga Policia për presione dhe dhurata të dyshimta ndaj “France Football”, përgjegjës për organizimin e “Topit të Artë”, në mënyrë që çmimi të përfundojë në Krahët e argjentinasit.

Veçanërisht, që në momentin e parë që Mesi shkeli në Paris, drejtuesit kampionëve të Francës u përpoqën të forconin marrëdhëniet e tyre me revistën franceze dhe veçanërisht me presidentin Paskal Feret, me qëllim krijimin e një "lobi" që do të promovonte yllin 36-vjeçar.
Në këmbim, Ferre u punësua për disa muaj si oficer komunikimi i Parisit, mori bileta për shumë ndeshje në “Parc des Princes”, por edhe bileta për fluturime të klasit të biznesit që arrinin në 9000 euro.

Nga ana e tij, megjithatë, Ferre dhe shoqëruesit e tij mohuan çdo përpjekje për të promovuar Lionel Mesin në kurriz të kandidatëve të tjerë për “Topin e Artë”, madje ai theksoi se në vitin 2021 votoi për Robert Levandovski si lojtarin më të mirë. Një votë, megjithatë, që nuk rezultoi e mjaftueshme, pasi argjentinasi arriti të lërë polakun në vendin e dytë dhe të fitojë Topin e 7 të Artë të karrierës së tij.
Lini një Përgjigje