TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Janar 2024, 20:40

Kupa e Anglisë/ Një shqiponjë në Londër, Çelsi fluturon në turin e 1/16 me super Brojën, spektakël i Bluve në FA CUP (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kupa e Anglisë/ Një shqiponjë në Londër, Çelsi

Çelsi ka mposhtur me poker 4-0 Prestonin në shtëpi në fazën e 1/32-ave të FA Cup dhe është kualifikuar në raundin pasardhës të kompeticionit.

Skuadra e Championship-it rezistoi vetëm një pjesë loje në “Stamford Bridge” kundër skuadrës së Poçetinos.

Një nga protagonistët e ndeshjes ishte ylli shqiptar Armando Broja, i cili zhbllokoi ndeshjen në minutën e 58 me një gol të bukur me kokë pas një kërcimi mbresëlënës në zonën e kundërshtarit.

Goli i Brojës bëri gjithçka më të lehtë për Blutë, duke parë se tetë minuta më vonë erdhi dyfishimi i avantazhit për vendasit me një tjetër gol të bukur me kokë të shënuar nga Tiago Silva, pesë minuta pas futjes në fushë.

Qershia mbi tortë erdhi në minutën e 69, kur Stërling realizoi golin e tretë për Çelsin me një goditje dënimi perfekte.

Çelsi kompletoi “pokerin” në minutën e 85 me Fernandez.

çelsi preston fa cup

Lini një Përgjigje